Shpëtojnë pas 9 ditësh 12 futbollistët e bllokuar në një shpellë

schedule19:41 - 2 Korrik, 2018

schedule 19:41 - 2 Korrik, 2018

Janë nxjerrë të gjallë 12 fëmijët e bllokuar që prej muajit të kaluar në një shpellë të Tajlandës. Pas shumë ditësh të kaluara në terr dhe nën rrezikun e vërshimit të ujërave, të vegjlit që tërhoqën vëmendjen e gjithë botës tani janë të sigurtë.

Janë gjetur të gjallë pas 9 ditësh 12 futbollistët e vegjël dhe trajneri i tyre, që kishin mbetur të bllokuar në një shpellë të Tajlandës. Autoritetet lokale kanë deklaruar se të 13 ata janë tashmë të sigurtë.

Ka qenë një operacion disa ditor i forcave speciale të marinës tajlandeze që ka çuar më në fund në nxjerrjen e fëmijëve, të cilët ishin të rrezikuar nga vërshimi i ujërave dhe rrëshqitja e baltës.

Bllokimi i tyre në shpellën e nëndheshme, të cilën kishin shkuar ta vizitonin, shqetëtsoi mbarë vendin aziatik dhe bëri që qytetarët të luteshin për fatin e tyre. Rritja e nivelit të ujit dhe balta mbajtën të bllokuara për 9 ditë operacionet e shpëtimit. 12 djemtë janë anëtarë të ekipit të futbollit “Derri i Egër”.

Lojtari më i ri në moshë është 11 vjeç, ndërsa një 13-vjeçar është kapiteni dhe motivuesi i grupit. Trajneri i tyre, i cili nuk ishte me ta në ekskursion, por ia kishte besuar atë zëvendësit të tij, me të marrë lajmin është shprehur i bindur se kjo eksperiencë i ka bërë djemtë më të bashkuar.

“Besoj se ata nuk do ta lënë më kurrë njëri-tjetrin”, ka thënë trajneri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!