Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpëtoi të miturit, shqiptari “bëhet” grek/ Nxorri dy fëmijë nga lumi, Mitsotakis i jep pasaportën greke

schedule18:07 - 17 Shtator, 2025

schedule 18:07 - 17 Shtator, 2025

Shqiptari Ledian Goga, i cili u shndërrua në hero kur u fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijë të vegjël në qershor të këtij viti, mori nënshtetësinë greke.

Ishte vetë kryeministri i vendit fqinj, Kyriakos Mitsotakis ai që i dorëzoi nënshtetësinë shqiptarit, duke e falënderuar publikisht për aktin heroik.

Mitsotakis e quajti Gogën një shembull të humanizmit dhe heroizmit, duke vënë në dukje se ai rrezikoi edhe jetën e tij për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve.

Ledian Goga nxorri nga lumi Arachthos në Arta të Greqisë dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeç, duke pësuar edhe vetë lëndime.

Fatkeqësisht dy të miturit nuk ia dolën të shpëtonin dhe ndërruan jetë më pas në spital, teksa prindërit e tyre vendosën të dhurojnë organet.

Pas aktit heroik, Goga e bëri të qartë për mediat greke se synimi i tij nuk ishte nënshtetësia greke, por aktin guximtar e bëri sepse mendoi për të miturit si të ishin fëmijët e tij.

Ledian Goga është nga Berati dhe emigroi drejt Greqisë 24 vite më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Prej pesë vitesh ai jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 10 dhe 6 vjeç.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!