Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shpëtoi Poloninë nga “turpi” në ndeshjen përballë Shqipërisë, mbrojtësi polak pezullohet nga UEFA

schedule18:25 - 13 Prill, 2023

schedule 18:25 - 13 Prill, 2023

Pas publikimit të lajmit se qendërmbrotjësi i Lech Poznan dhe Kombëtares polake, Bartosz Salamon dyshohej se mund të kishte rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshes së kthimit të fazës së 1/8-ve të UEFA Conference League ndaj suedeze të Djurgarden tashmë dyshimet kanë marrë fund dhe 31-vjeçari do të duhet të përballet me “ndëshkimet” e UEFA-s.

Sipas analizave në gjakun e tij u zbulua prania e klortalidonit një diuretik i përfshirë në listën e substancave të ndaluara dhe për këtë arsye UEFA vendosi ta pezullojë për 3 muaj polakun nga fushat e blerta, duke filluar që nga ndeshja e mbrëmjes së sotme, në çerek-finalet e UEFA Conference League, ndaj Fiorentinas.

Ndërkaq, kujtojmë se Bartosz Salamon, futbollist i kombëtares së Polonisë ishte titullar në ndeshjen e fundit të Shqipërisë, në Varshavë, ku padyshim me performancën e tij atë mbrëmje na mohoi disa herë golin e sigurtë. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!