Dy fëmijë që rrezikoheshin të mbyteshin në lumin e Gjanicës në Fier janë shpëtuar këtë të enjte.
Sipas dëshmitarëve okularë, njërit prej fëmijëve i ka rrëshqitur këmba, ndërsa fëmija tjetër ka tentuar ta ndihmojë por ka rënë edhe ai brenda në lumë.
LEXO EDHE: Prag tragjedie në mes të Fierit, dy fëmijë përfundojnë në “Gjanicë”
Për shkak të nivelit të ujit dy të miturit janë marrë nga rryma por fatmirësisht qytetarët që ndodheshin në vendin e ngjarje si kanë dhënë dhe ndihmën e shpejtë.
“Heroi” i dy të miturve ka qenë një i ri i cili me shpejtësi ka bërë të mundur dhe nxjerrjen nga uji të dy fëmijëve të rrezikuar nga mbytja.
“Isha xhiro dhe pash në një moment që fëmijët po kacafyteshin te kangjellat, një vajzë ra në ujë dhe vëllai u fut për ta shpëtuar. Në atë moment pash se i mori rryma dhe u futa brenda me gjithë rroba në fillim kapa vajzën që ishte thuajse e vdekur dhe më pas dhe djalin. Më pas erdhi i mori dhe ambulanca dhe i nisi për të spital”, ka thënë personi që shpëtoi dy fëmijët në Fier. /abcnews.al