Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës, kanë shpëtuar 3 peshkatarë të cilët po rrezikonin që të mbyteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf plastik.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se 3 peshkatarëve Sh.M, A.M dhe R.S, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë shkak i kësaj ngjarje bëhet me dije se kanë qenë kushtet e këqija të motit.
Vlorë
Delta Force dhe Policia Kufitare Vlorë i’u ka ardhur në ndihmë 3 peshkatarëve të cilët rrezikuan të mbyteshin në det.
Pas njoftimit të marrë rreth orës 14:30, se në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Shën Vasil”, 3 peshkatarë po rrezikoheshin të mbyteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf plastik, menjëherë u organizua një grup i posaçëm shpëtimi nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës, i cili ka shkuar në kohë në adresën e dhënë nga peshkatarët.
Shërbimet policore sapo mbërritën në vend, bënë të mundur shpëtimin e 3 peshkatarëve Sh.M, A.M dhe R.S, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mjeti lundrues i peshkatarëve është përmbysur dhe fundor në det.
Tre peshkatarët kanë falenderuar shërbimet e Delta Forcë dhe Policisë Kufitare për reagimin e shpejtë duke ju dhënë ndihmë në kohë./abcnews.al