Shpëtohen nga rrënojat babai dhe djali me aftësi të kufizuara

schedule09:48 - 11 Shkurt, 2023

schedule 09:48 - 11 Shkurt, 2023

Pamjet nga Turqia që tregojnë njerëzit duke u çliruar nga ndërtesat e bllokuara nga tërmetet shkatërruese japin shpresë, ndërsa numri i të vdekurve deri tani i kalon 24.200.

Dy gra arritën të shpëtoheshin 122 orë pas tërmetit. Një nga të mbijetuarat, 70-vjeçarja Menekse Tabak, u gjet në një ndërtesë të dëmtuar në provincën Kahramanmaras dhe u dërgua në spital, raporton Anadolu Agency.

Në Dijarbakir , 55-vjeçarja Mashalah Cicek u nxor nga rrënojat e një ndërtese i plagosur, shtoi agjencia.

Ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat një baba dhe djalin e tij me aftësi të kufizuara në provincën Gaziantep pasi mbetën të bllokuar për 115 orë.

Në të njëjtën provincë, 25-vjeçarja Busra Almousa u shpëtua 119 orë pas tërmetit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!