Shpëtohen 262 emigrantë në brigjet e Tunizisë, nga fillimi i vitit në Mesdhe janë mbytur mbi 700 persona

schedule22:54 - 28 Maj, 2021

schedule 22:54 - 28 Maj, 2021

Garda bregdetare Tuniziane, ka lokalizuar dhe shpëtuar të paktën 262 emigrantë të cilët kishin destinacion Italinë.

Ministria e Mbrojtjes në Tunizi bëri me dije njëri grup përbëhej nga 158 persona, mes të cilëve kishte edhe dy foshnje.

Ndërsa një grup tjetër përbëhej nga 104 persona të cilët ishin rreth moshës 15 dhe 40 vjeç.

Që nga fillimi i janarit më shumë se 13, 350 emigrantë kanë mbërritur në bregdetin italian, një shifër kjo 3 herë më shumë se vitin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas KB më shumë se 700 njerëz janë mbytur në Mesdhe që nga fillimi i vitit, duke u përpjekur të arrijnë në Europë.

/abcnews.al/