Shpëtimi i shqiptarëve nga kampin e ferrit, nderohet me “Yllin e Madh të Medaljes” Gjeneral Abbas Ibrahim

schedule11:55 - 8 Tetor, 2021

schedule 11:55 - 8 Tetor, 2021

Është nderuar me “Yllin e Madh të Medaljes” Gjeneral Abbas Ibrahim, me motivacionin e mirënjohjes publike.

Dekorimi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë që Shqipëria dhe Libani kanë pasur në shpëtimin e shtetasve shqiptarë nga kampi Al Hol, I cilësuar ndryshe edhe si kampi i ferrit.

Në këtë ceremoni Rama u shpreh se gjenerali ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi në Siri të shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.

“Jemi këtu për të nderuar një mik në ditë të vështira i cili me shumë përkushtim në kampet e luftës në Siri, siç thoshte poetja amerikane “hero është ai që ka si qëllim ta bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë”, dhe nuk ka përshkrim më të saktë për gjeneralin të cilin e falënderon për ardhjen e tij. Në operacionet e zhvilluara në 3 vitet e fundit, ku plot fëmijë dhe gra janë nxjerrë nga ferri i Al Hol, por jo vetëm, gjeneral Abbas Ibrahim ka qenë pika jonë  e referimit, krahu ynë i zgjatur drejt atyre fëmijëve e grave, shqiptari më i mirë i papërtuar, i pakursyer dhe pa asnjë interes tjetër përveç atij human për të nxjerrë nga ferri njerëz fatkeq. Ju kujtohet të gjithëve operacioni për shpëtimin e Alvinit, operacion që u kurorëzua me sukses falë Gjeneralit. Po ashtu shpëtimi i 5 fëmijëve të tjerë më pas dhe i 15 fëmijëve të të tjerë e 5 nënave”, tha Rama.

Rama më tej shtoi se janë ende edhe gjysma e shqiptarëve në kampet e Sirisë për t’u riatdhesuar.

“Sot përpjekja që vazhdon për të nxjerrë edhe pengun e fundit nga ai ferr, lidhet me emrin e gjeneralit. Operacione njëri më i vështirë se tjetri, me problematika komplikuese nga grupet e rrezikshme që qarkullojnë e deri te komplikacionet nga pandemia. Por sot, pavarësisht vështirësive, Alvini dhe shumë fëmijë marrin frymë lirisht në Atdheun e tyre, pranë familjes së tyre. Gjenerali mishëron të gjithë bujarinë, mirësjelljen e kulturën e vendit të tij dhe përmes punës së tij të përditshme, ndan një mesazh të plotë humanizmi, lirie të drejtash të çdo njeri. Sot të gjithë njerëzit e kanë parasysh aspektin çnjerëzore në futjen e ekstremizmit. Bazuar në të dhënat, ne kemi nxjerrë prej andej më shumë se gjysmën e personave. Vazhdon përpjekja, ashtu sikundër janë rritur vështirësitë, pasi situata në kampe është shumë e paqëndrueshme pasi bëhet fjalë për të ndërvepruar me shumë koka e shumë faktorë, njëri më misterioz e i rrezikshëm se tjetri. Kemi hapur konsullatën e përgjithshme të Shqipërisë në Beirut. Një mik që ke larg, ndonjëherë të gjendet më pranë se ai që ke afër”, u shpreh Rama. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!