Shpëtim Idrizi: Shqipëria ka nevojë për lider të dobët dhe institucione të forta

schedule14:26 - 19 Maj, 2020

schedule 14:26 - 19 Maj, 2020

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi në studion e “ABC News” ka komentuar menaxhimin e situatës së pandemisë dhe krizën ekonomike në vend. Sipas tij qeveria është treguar e papërgjegjshme duke thelluar vështirësinë ekonomike në familjet shqiptare.

“Është dhënë për 60 mijë punonjës një pagë prej 240 mijë lek të vjetra. Deri tani që flasim zyrtarisht janë 61 mijë të papunë, ndërkohë që shifrat mund të arrijnë dyfishin së bashku me personat e paregjistruar. Ekonomia shqiptare nuk po shkëlqente as para pandemisë. Të gjithë paratë publike ishin në duart e pesë oligarkëve”, tha Idrizi .

Meqenëse qeveria Rama ka bërë të gjitha këto, opozita vetë çfarë ka bërë?

Idrizi: Të gjithë njerëzit po kërkojnë tjetër që të mundin këtë të fortin dhe pas katër vjetësh do të ndodhë e njëjta situatë. Shqipëria ka nevojë për lider të dobët dhe institucione të forta. Po ndodh një krizë ekonomike shumë e fortë, kemi vota të vjedhura. Shqiptarët duhet të kërkojnë njerëz normal në qeverisjen e tyre dhe institucione të forta. Po punojmë për të shtuar një program anti-emergjence .

Sot ne nuk kemi kryetar Bashkie të zgjedhur, por të emëruar. Opozita duhet t’i përgjigjet realitetit. Opozita duhet të përgatitet për sakrifica. Ky është një test, nëse nuk na duan padyshim duhet të shkojmë në shtëpi.