Shpëtim Idrizi në “Real Story”: Beleri është zgjedhur si një “Kalë Troje” për të rikthyer tensionet në Himarë

schedule20:13 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 20:13 - 7 Dhjetor, 2023

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për “Real Story”, tha se Fredi Beleri është zgjedhur si “Kalë Troje” për të rikthyer tensionet në Himarës.

Ai tha se Shqipëria i ka njohur pakicat kombëtare dhe çdo pretendim tjetër e nuk ka vend. Ai theksoi se thjesht dalja në publik me flamurin e Vorio-Epirit nga ana e Fredi Belerit, kaq do t’i mjaftonte SPAK për të nisur hetimet.

Beleri është zgjedhur si një kalë troje për të rikthyer tensionet në Himarë, aty ku prej shumë kohësh i kishim harruar, apo ku nuk është vendi të flasim për një minoritet apo një pakicë kombëtare. Sepse Shqipëria i ka njohur pakicat në Finiq e Dropull, edhe kjo është në kundërshyim me direktivat e BE. Pakicat duhet të integrohen në vendet ku jetojnë. Të bën përshtypje edhe fakti i deklarimeve që ai ka dorëzuar në KQZ ku thotë që arsimimi im është një kurs për hidraulik. Pakica greke ka plot personazhe që do e përfaqësonin shumë më mirë Himarën, nëse do bëhej fjalë për të zgjedh një nga minoriteti dhe u zgjodh pikërisht ky personazh, I cili nuk resht duke e treguar këtë amozitet. Dalja me flamurin e Vorio Epirit, vetëm kaq do i mjaftonte SPAK-ut që ky njeri që evokon flamurin e një republike separatiste. Mund t’iu jap 30 foto ku z.Dule, Beleri e të tjerë kanë dalë me flamurin e Vorio Epirit. E kam thënë që kur përflitej si kandidaturë që është e papranueshme e patolerueshme që se si parti politike, apo opozita kandidon këtë personazh me këtë ngarkesë kaq të madhe. Ka edhe dënim për dhunim të simboleve kombëtare. Kam keqardhje të madhe që një njeri I tillë, të përdoret për të hap konflikte të vjetra, nuk e meriton as peshën e kësaj që po diskutojmë.

Më tej ai theksoi se Fredi Beleri po përdoret për të ngritur një flakë tjetër. Sipas tij, pjesa që e shqetëson më shumë është arroganca e Greqisë, e cila sipas tij po fut duart në drejtësinë shqiptare.

“Beleri është Kali i Trojës që po përdoret për të ngritur një flakë tjetër. Ajo që më shqetëson mua është arroganca e Greqisë, përdorimi dhe futja e duarve në drejtësinë shqiptare. Nuk është e vërtetë se Greqia na ka mbështet në rrugën drejt integrimit. Sa herë që Shqipëria ka dashur të bëjë hapa para në çështjen e integrimit, gjithmonë Greqia jo vetëm që ka qenë e fundit që ka miratuar po gjithmonë ka kërkuar diçka në këmbim.”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!