Shpëtim Idrizi: 27 qershori e njohur me ligj si dita e genocidit grek, qeveria të zbatojë detyrimet

schedule13:29 - 25 Qershor, 2020

schedule 13:29 - 25 Qershor, 2020

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në një intervistë për Abc News ka komentuar projektligjin për shpalljen e minoriteve.

Idrizi në fjalën e tij ka theksuar se shteti ynë nuk e ka adresuar asnjëherë çështjen kombëtare të Çamërisë.

Qeveria ka shkruar në trajektoren e saj siç ka dashur për të plotësuar interesat e veta politike, por qeveria 27 qershorin duhet që ta kujtojë si një ngjarje me rëndësi.

“27 qershori është një ligj i njohur që në 94’, si një ligj i genocidit shqiptarëve të çamërisë, dhe kjo e obligon qeverinë që ta kujtojë këtë datë si një çështje kombëtare. Ne i kemi ministrisë së Kulturës që 27 qershori të jetë një ditë që të kujtohet me aktivitete të ndryshme, kemi kërkuar nga kryeministri që varresat e Klloqit të njihen me statusin e varresave historike, por ne bëjmë kërkesën dhe këtë status e marrin varresat greke.  Ajo që do të ishte varresa e çështjes çame është mbulesa e kësaj çështje me harresë, por falë shqiptarëve dhe asaj që ne bëjmë kjo nuk është arritur pasi nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur atëherë do të ishte vrasje për çështjen çame. Asnjë sot nuk e di as OKB as Parlamenti Evropian nuk kanë dhënë një standard për minoritetet, por e kanë llogaritur se e kanë të drejtën e tyre. Nuk ka një dokument të njohur dhe përkufizim për minoritetet, pasi shtetet kanë qëndrime të ndryshme. Për Gjermaninë dhe Francën kanë të njëjtin nacionalitet. Flasin për të drejta individuale, por e kanë të papranueshëm respektimin e të drejtave të tyre”, është shprehur Idrizi.

Gjithashtu kreu i PDIU-së ka deklaruar se  në vendin tonë autoritetet nuk e kanë të qartë se çfarë quajmë pakica kombëtare dhe minoritet.

Sipas tij është e rëndësishme që qeveria të kthejë vëmendjen të minoriteti, dhe të njohë të drejtat e tyre që njiheshin që në kohën e Zogut.

Kur Shqipëria bëri ligjin për minoritete e nxorën me 9 të tillë, ndërkohë që ne e dimë se gjysma e Shqipërisë është jashtë nga ajo politike që ne kemi sot, ne rrethohemi nga shqiptarë dhe brenda ne rrethohemi nga 9, ndërkohë që në Kosovë janë 6 të detyruar nga Ahtisari. Ministri i Brendshëm padyshim që është i detyruar dhe sot po i them që të thellohet pasi injoranca nuk është argument, dhe të ndajë kush është pakicë kombëtare. Pakica është në zonë kufitare që i përket një shteti tjetër, por në atë zonë është mazhorancë me popullsin vendase. Aty është bërë një gafë, duke pas konceptin e Konvetës, Evropiane, dhe definicionet e pranuara si element pakice, që në 1936 Shqipëria i kishte të njohura Finiqi dhe Dropulli që Zogu i njohu si zona minoritare, minoriteti grek jeton dhe është i njohur në vendin tonë që në vitin 1937, për këtë dhe ne kemi përkrahur njohjen e komunave si copa minoritare”, ka thënë kreu i PDIU-së.

Ndër të tjera Idrizi është shprehur se me 27 qershor ato do të jenë atje dhe do të zhvillojnë homazhe pavarësisht refuzimit të kërkesës së tyre nga qeveria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!