Shpëtim Duro prezantohet në stolin e Kukësit: Më bindi projekti

schedule12:45 - 25 Korrik, 2019

schedule 12:45 - 25 Korrik, 2019

Shpëtim Duro prezantohet si trajner i ri i Kukësit. Tekniku i njohur shqiptar tregon planet e tij për skuadrën dhe vlerëson Partizanin si rival në luftën për titull.

Merr në dorë një nga emrat më të njohur.

Kukësi ka bërë historinë në Superligë dhe Europë, menjëherë pas Skënderbeut e ndoshta më shumë se Partizani, dhe këtë sezon do ta drejtojë Shpëtim Duro.

Trajneri i njohur shqiptar, zgjedhje e presidentit Gjici, u prezantua para mediave dhe publikut, duke treguar arsyet që e bindën të pranonte.

“Projekti dhe objektivat që ka Kukësi çdo sezon, skuadrën cilësore që ka, më bënë që ta pranoj ofertën. Kukësi e Partizani janë skuadrat kryesore. Ashtu siç mendojmë ne si do përballojmë Partizanin, ashtu duhet të mendojë dhe Partizani si do përballojë Kukësin”.

Menjëherë një trajner pyetet për ndryshimet e mundshme në skuadër.

“Nuk ka arsye për ndryshime të fuqishme nëse do ketë një, dy ose tre largime do i plotësojmë. E dinë të gjithë që skuadra është cilësore. Unë kam mendimet e mia për një dy tre pozicione, do punojmë me stafin drejtues e drejtorin Nexhipi”.

Presidenti Gjici njihet si njeri që nuk e ka në natyrë durimin, ai ka larguar shumë trajnerë në pak kohë.

“Është ambicioz, jo pa arsye ka këto 7 vite që shumë ka fituar. Unë e kam parë në distancë që skuadrën e ka bërë të fortë dhe kërkon maksimunim. Unë i kam marrë parasysh dhe shpresoj të bëjmë më të mirën”.

Duro tregoi edhe diçka që nuk dihej më parë.

“Sot po nxjerr një sekret. Ofertën e parë që Gjici i ka bërë njj trajneri shqiptar kur ka ardh në superligë në 2012, kam qenë unë, pasi kisha ikur nga Skënderbeu, por për ca gjëra unë bëra zgjedhje tjetër. Por nuk ishte Kukësi i 2012, por është Kukësi që ka bërë histori këto 7 vite”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!