Shpërthimi në Spanjë: Ka rrezik që ndërtesa të shembet plotësisht, evakuohen banorët

schedule16:26 - 20 Janar, 2021

schedule 16:26 - 20 Janar, 2021

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një ndërtesë në Madrid të Spanjës. Shpërthimi ndodhi në rrugën Toledo  ndërsa deri më tani mendohet se shkak është bërë një rrjedhje gazi.

Të lënduarit janë duke u transferuar në spitalet e Madridit ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në një shtëpi të moshuarish që ndodhej aty pranë. Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes  kanë vlerësuar se ekziston mundësia që ndërtesa të shembet e gjitha dhe për këtë arsye, zona është duke u evakuuar.

Shpërthimi ka shkatërruar të paktën katër katet e fundit të ndërtesës në të cilën ishte vendosur një institucion fetar. s.b/abcnews.al/