Një shpërthim i fuqishëm në një pallat ka tronditur Shkodrën paraditen e sotme dhe për pasojë një 67-vjeçar ka ndërruar jetë. Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një atentat, pasi shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe dëmet që janë shkaktuar në zonë janë të mëdha.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, ndërsa në një deklaratë paraprake policia tha se ka shpërthyer kutia e sahateve të energjisë në pallat dhe për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari Hysni Ymeri.
Sakaq, po hetohet edhe pista e një atentati, ndërsa njësia antieksploziv është nisur nga Tirana për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat”, deklaroi OSHEE. / abcnews.al /

