Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi në Shkodër, lirohen të shoqëruarit, plagosja nga djali i pronares u mbyll me paqe

schedule09:49 - 19 Nëntor, 2020

schedule 09:49 - 19 Nëntor, 2020

Në Shkodër nuk ka ende asnjë të arrestuar për shpërthimin e eksplozivit mbrëmjen e djeshme në lokalin në pronësi të Hana Foletës (Tollozi), madje edhe 6 të shoqëruarit janë liruar.

Pasi i mori në pyetje grupi hetimor i la të lirë të shoqëruarit, raporton gazetari i “ABC”-së në Shkodër, Simon Shkreli.



Por ku po hetohet? Një pistë konkrete ende nuk ka nga grupi hetimor. “ABC” mësoi mbrëmjen e djeshme se djali i pronares së lokalit, Aleksandër Foleta në gusht të këtij viti është arrestuar për një plagosje të dyfishtë me thikë, por më pas është liruar.

Burime nga grupi hetimor e përjashtojnë këtë pistë, pasi djemtë e plagosur me thikë nga djali i pronares janë pajtuar duke sheshuar problemet. Shpërthimi mbrëmjen e djeshme ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz.

Lokali është ngjitur me shtëpinë e familjes Foleta dhe pranë drejtorisë së policisë, por kjo nuk i ka trembur autorët. Lokali nuk ka kamera sigurie duke e vështirësuar punën e hetuesve./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!