Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
ABC News mëson se shpërthimi ka ndodhur te restoranti “Perla e Detit”, në pronësi të Klodian Muratit dhe Benard Elezit. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, restoranti ka pësuar dëme si pasojë e shpërthimit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca të policisë.
Dy pronarët e biznesit thanë se nuk kanë konflikte dhe nuk dinë pse ndodhi ngjarja. Ndërsa, autori mësohet është fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar dhe largohet me vrap në këmbë.
Sakaq grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
/abcnews.al/

