Shpërthimi në Ravanusa, shkon në shtatë numri i viktimave

schedule08:25 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 08:25 - 13 Dhjetor, 2021

Numri i viktimave nga shpërthimi në Ravanusa të Italisë, në provincën Agrigento është rritur në shtatë. Ndërkohë vijojnë kërkimet për dy personat që vijojnë të jenë të zhdukur. Nga shembja e ndërtesave morën lëndime dy gra të cilat po marrin kujdes shëndetësor në Licata dhe Agrigento.

Katër nga trupat e pajetë nën gërmadha u gjetën pas kërkimeve të zjarrfikësve gjatë natës. Dyshohet se shkak për shpërthimit  është bërë një rrjedhje e madhe gazi metani. Për pasojë, u shembën tre godina dhe u dëmtuan tre të tjera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!