Shpërthimi në Lushnje/ GJKKO liron sipërmarrësin Leonard Gjini

schedule12:48 - 18 Mars, 2024

schedule 12:48 - 18 Mars, 2024

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lirojë nga burgu sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili u arrestua pas shpërthimit në një kapanon në Lushnjë, si pasojë e të cilit humbën jetën babë e bir.

“Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Leonard Gjini, nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në vendimin e SPAK.

Më herët, gazetari Ermal Vija tha për ABC News se për deputetin socialist, Bujar Çela prokuroria është ende duke kryer veprime hetimore dhe ende nuk ka dalë në një konkluzion.

Nga shpërthimi i fortë humbën jetën dy persona, babë e bir dhe 7 të tjerë u plagosen, mes të cilëve edhe deputeti socialist Bujar Çela. Sakaq 5 punonjësit e tjerë akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!