Policia ka ndarë informacion zyrtar sa i takon shpërthimit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Sipas policisë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Shpërthimi ka ndodhur në ambientet e një biznesi (lokal, byrektore), ku janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
.


