Shpërthimi në gjykatën e Podgoricës, 39-vjeçari hodhi veten në erë

schedule12:26 - 3 Mars, 2023

schedule 12:26 - 3 Mars, 2023

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak më para në Gjykatën e Podgoricës. Sipas, Sergjan Koraq nga Policia Kriminale, 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.

Sipas burimeve, viktima kishte një çeshtje gjyqësore në gjykatë. Ndërkohë, mes shtatë të  plagosurve është edhe avokati i 39-vjeçarit.

Mësohet se ngjarja e rëndë nuk ka të bëjë me politikë apo terrorizëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!