Shpërthimi në Bejrut, shkon në 150 numri i viktimave

schedule15:09 - 7 Gusht, 2020

schedule 15:09 - 7 Gusht, 2020

Numri i viktimave në Bejrut është rritur në 150, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Liban. Sipas Ministrit Hamad Hassan, mes 5,000 të plagosurve 120 persona janë në gjendje kritike.

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi, ndër të tjera, 17 kontejnerë me pajisje mjekësore të OBSH-së, përfshirë ato mbrojtëse. Pesë spitale të Bejrutit në zonën e prekur nga shpërthimi nuk funksionojnë fare, dhe sipas raporteve paraprake, një numër i konsiderueshëm i klinikave të kujdesit parësor janë shkatërruar.

OBSH ka deklaruar se për shkak të dëmtimit të spitaleve, numri i përgjithshëm i shtretërve spitalorë në Bejrut është ulur me 500. Deri në 300 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë, duke përfshirë deri në 100 mijë fëmijë.

OBSH është e shqetësuar se kjo situatë mund të kontribuojë në përhapjen më të shpejtë të COVID-19./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!