Një shpërthimi i fuqishëm ndodhi mbrëmë në një pallat në Fier. Policia bëri me dije se pallati të cilit iu vu tritol ndodhet në lagjen “8 shkurti”.
Lënda plasëse është vënë në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së Asqeri Hyskaj. Abcnews.al mëson se pronari ndodhet jashtë vendit. Nga pamjet shihet se shpërthimi ka shkaktuar dëmtime te dera e hyrjes.
Banorët e pallatit para kamerave shprehet të frikësuar, pasi shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm. Gjithashtu ata thotë se pronari jeton prej 25 vitesh në Itali dhe nuk ka probleme.
“Jeton në Itali te vajzat. Ata vijnë vit për vit. U tremba shumë. thashë çfarë plasi”, shprehet një banore.
Fillimisht u dyshuar për një bombol gazi por më pas u zbulua se shpërthimi ishte nga një lëndë plasëse. g.v/abcnews.al