Shpërthimi me dy viktima dhe shtatë të plagosur në Lushnjë, Balla: Kukuvajkat e politikës të lënë policinë dhe prokurorinë të bëjnë detyrën

schedule10:29 - 5 Mars, 2024

schedule 10:29 - 5 Mars, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një komunikimi për mediat u pyet edhe lidhur më shpërhtimin në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe mbetën të plagosur shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Balla shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave. Gjithashtu inkurajoi Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë që të vazhdojnë hetimet në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Një mesazh ministri Balla e dha edhe për kritikët duke nënvizuar: “I kërkoj kukuvajkave të politikë të lënë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të bëjnë detyrën si duhet”.

“Unë i ka bërë komentet e mia ku i ka kërkuar policisë dhe Prokurorisë, që të vazhdojnë hetimet. Rishpreh ngushëllimet e mia për familjen Hoxha. Më vjen mirë që janë identifikuar disa vepra penale dhe duhen hetuar thellës. I kërkoj kukuvajkave të politikë të lënë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të bëjnë detyrën si duhet”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!