Shpërthimi i tubacionit të naftës në Ballsh, arrestohet shefi i sigurimit teknik në kompaninë private

schedule12:04 - 4 Maj, 2021

schedule 12:04 - 4 Maj, 2021

Është vënë në pranga ditën e sotme një 40-vjeçar pas shpërthimit në tubacionin e naftës në një firmë private në Ballsh. Mësohet se i arrestuari, Erion Alushaj është shef i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në kompaninë e naftës ku ndodhi shpërthimi.

Sipas policisë, 40-vjeçari nuk ka marrë masat e duhura të sigurimit teknik dhe në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës ka shpërthyer një pompë centrifugale, ka marrë flakë tubacioni dhe për pasojë është dëmtuar me djegie operatori i prodhimit, Viktor Ballaj.

Ky i fundit, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!