Ministria e Jashtme ruse ka thirrur ambasadorët e Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës, për “mungesën e plotë të rezultateve” të një hetimi mbi shpërthimet që dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream vitin e kaluar.
Shpërthimet ndodhën në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës dhe të dy vendet dyshojnë se ngjarja ishte e qëllimshme, megjithatë ende nuk është përcaktuar se kush ishte përgjegjës. Suedia, Danimarka dhe Gjermania po hetojnë ngjarjen.
“Është vërejtur se këto vende nuk janë të interesuara për të përcaktuar rrethanat e vërteta të këtij sabotimi. Përkundrazi, ata po vonojnë përpjekjet e tyre dhe po përpiqen të fshehin gjurmët dhe autorët e vërtetë të krimit pas të cilit ne besojmë se janë vende të njohura”, thuhet në deklaratë.
Ajo tha se ishte e pakënaqur për atë që e quajti natyrën e errët të hetimit dhe refuzimin e saj për t’u angazhuar me Rusinë. Moska, pa dhënë prova, ka fajësuar për shpërthimet sabotazhin perëndimor.
Ukraina e SHBA-së ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me sulmet, ashtu si Rusia./abcnews.al