Shpërthimi i Tares: Ministri është kundër, nuk do të ndihmojë futbollin

schedule14:56 - 27 Prill, 2020

schedule 14:56 - 27 Prill, 2020

Giuseppe Conte dha lajmin e mirë ditën e djeshme për rinisjen e futbollit. Kryeministri i Italisë deklaroi skuadrat do të rinisin stërvitjen në 4 maj dhe në 18 maj seancat do të jenë të plota. Lajm i mirë për të gjithë tifozët, por Ministri i Sporteve ka menduar të ulë entuziazmin e tyre.

Liga italiane e futbollit po na bën presion, por nuk kemi garantuar ende një datë për rifillimin e futbollit. Nuk jemi ende në gjendje për të marrë një vendim të tillë. Anëtarët e komitetit tekniko-shkencor e konsiderojnë të pamjaftueshëm protokollin mjekësor të skuadrave të Serie A”, deklaroi Vincenzo Spadafora.

Këto deklarata nuk janë pritur mirë në kampin e Lazios dhe Igli Tare ka “sulmuar” Spadaforan. Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka folur “pa doreza” për radion zyrtare të klubit. “Po qëndrojmë pushim prej dy muajsh. Nuk e di se çfarë ka në mendje Ministri, nuk e di cili është qëllimi i tij, por, përfundimisht, ai nuk e ka në mendje të ndihmojë futbollin. Ai është kundër fillimit të kampionatit”, thekson Tare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!