Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, SHBA: Nuk jemi të përfshirë në incident, s’e dimë kush është përgjegjës

schedule21:56 - 17 Shtator, 2024

schedule 21:56 - 17 Shtator, 2024

Shtetet e Bashkuara po mbledhin informacione mbi shpërthimet e njëkohshme të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut në të gjithë Libanin që vranë të paktën nëntë persona dhe plagosën rreth 2800 të tjerë, duke përfshirë anëtarë të grupit dhe personel mjekësor.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, tha në një konferencë se SHBA nuk ishte e përfshirë në incident, nuk e dinte se kush ishte përgjegjës dhe nuk ishte informuar paraprakisht.

Më herët Hezbollahu kërcënoi se do ta ndëshkonte Izraelin për sulmin ndaj anëtarëve të tij.

Në të njëjtën kohë, Miller i bëri thirrje Teheranit që të mos përfitojë nga ky episod për të nxitur paqëndrueshmërinë dhe për të përkeqësuar më tej tensionin në rajon.

Sipas zëdhënësit, është ende “shumë herët” për të gjykuar se si ky sulm në Liban mund të ndikojë në negociatat e paqes për Rripin e Gazës./abcnews.al