Tritol mobilerisë në Fushë Krujë/ Familja e pronarit: Nuk kemi konflikte me askënd

schedule10:46 - 4 Mars, 2023

schedule 10:46 - 4 Mars, 2023

Familjarët e Bujar Çaraçit, pronarit të mobilerisë në Fushë-Krujë që iu vendos lëndë plasëse ditën e djeshme, janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ata kanë deklaruar se objektin ia kanë dhënë me qira të afërmit të tyre Desar Çangu dhe thanë se nuk kanë probleme apo konflikte.

Gjithashtu, në pyetje është marrë edhe Çangu, i cili është shprehur se nuk ka konflikte personale apo familjare.

Paraprakisht, dyshohet që sulmi me lëndë plasëse të ketë lidhje me biznesin. Dëmet nga shpërthimi janë të konsiderueshme, por fatmirësisht, për bizneset ngjitur me mobilerinë kanë qenë të vogla.

Lënda eksplozive u vendos pas objektit, me qëllim që autorët të shmangnin kamerat e sigurisë. Sa i përket të dyshuarve për shpërthimin, policia nuk ka ende një njoftim zyrtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!