Një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët e një pallati në zonë e Freskut në Tiranë, mëngjesin e sotëm. Mjeti në pronësi të Saimir Naski shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse rreth orës 07:40, në Qesarakë.
Policia ka nisur menjëherë verifikimet. Ndërkohë, burime për gazetaren Xhensila Kodra konfirmojnë se Saimir Naski është biznesmen në fushën e ndërtimit.
Automjeti i tij tip “Porche” me ngjyrë të bardhë shpërtheu teksa ishte i parkuar në garazhin e pallatit dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Biznesmeni është shoqërua dhe po merret në pyetje, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë ndonjë konflikt i kohëve të fundit, por ende nuk është konfirmuar. Sakaq, policia po heton nëse ka pasur edhe konflikte të mëparshme.
Vetë biznesmeni mohon të ketë konflikte dhe për momentin e vetmja pistë e hetimit mbetet ajo e ndonjë konflikti të mundshëm të ditëve të fundit.
Po verifikohet edhe kamera e sigurisë së hyrjes së pallatit, e cila mund të ketë kapur lëvizjet e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar edhe një sërë kamerash të tjera në këtë zonë.
Kanë qenë banorët ata që raportuan në polici shpërthimin, i cili sipas tyre ka qenë tepër i fuqishëm. g.v/abcnews.al