Shpërthen me eksploziv makina në garazhin e një pallati në Tiranë

schedule08:28 - 23 Janar, 2021

schedule 08:28 - 23 Janar, 2021

Një automjet ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse në zonën e Freskut në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, në Qesarakë.

Sipas bluve mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit Saimir Naski ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S.  N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

g.v/abcnews.al