Shpërthimi i digës, reagon Sunak: Sulmi më i madh ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë

schedule11:34 - 7 Qershor, 2023

schedule 11:34 - 7 Qershor, 2023

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka thënë se nëse vërtetohet se diga është shkatërruar qëllimisht, ky do të ishte një veprim i ulët i forcave ruse.

Sunak i bëri këto komente gjatë rrugës për në Uashington, ku do të diskutojë luftën në Ukrainë me presidentin amerikan Joe Biden.

Kryeministri tha se ushtria dhe agjencitë e inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar po shqyrtonin atë që kishte ndodhur  dhe ishte shumë herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar.

Por, shtoi se nëse do të ishte i qëllimshëm, do të përfaqësonte “sulmin më të madh ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë që nga fillimi i luftës”.

Sulme të tilla, tha ai, janë të “të tmerrshme dhe të gabuara”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!