Shpërthimi i Covid-19 te Tottenham, shtyhet ndeshja me Rennes

schedule08:49 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 08:49 - 9 Dhjetor, 2021

Ndeshja e Tottenham në fazën e grupeve të Conference League me Rennes është anuluar për shkak të shpërthimit të Covid-19 në kampin e “spurs”.

Antonio Conte zbuloi se ekipi i tij ka 13 raste me pozitiv, tetë lojtarë dhe 5 anëtarë të stafit.

Pas bisedimeve me Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore dhe Qeverinë të mërkurën mbrëma, Tottenham njoftoi se ndeshje e Grupit G ishte shtyrë dhe terreni kur stërvitor i klubit është mbyllur. /abcnews.al