Fatime Haxhidema, 20-vjeçarja që u plagos nga shpërthimi në një restorant në Ferizaj në Kosovë, ka ndërruar jetë pasi u dërgua për kurim në Turqi. Lajmin e ka bërë me dije mikeshat në rrjetet sociale.
“Lajm i trishtë për të gjithë ne! Pas shpërthimit që ndodhi tek ‘The Village’, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës, Fatime Haxhidema!
Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë! Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!”, ka shkruar ajo.
20-vjeçarja më 7 janar ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por nga plagët e marra nuk arriti të mbijetojë./mv.abcnews.al