Shpërthimi i bombolës në Velipojë: Humb jetën edhe nëna e vajzave, i vetmi i mbijetuar djali i vogël

schedule19:25 - 16 Shtator, 2021

schedule 19:25 - 16 Shtator, 2021

Thellohet më tej tragjedia që goditi familjen Gjoka pas shpërthimit të bombolave të gazit në një hotel në Velipojë. Abc News mëson se tashmë ka ndërruar jetë edhe Alketa Gjoka, nëna e vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra.

Tani i vetmi i mbijetuar mbetet djali i vogël i familjes i cili është në gjendje kome.

Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen dhe është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët.

Në momentin e shpërthimit nuk kishte turistë në godinë, por flakët qenë fatale për nënën dhe vajzat e saj. Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t’u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe. Ende gjallë është vetëm Enriku 12 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!