Shpërthimi i Bardhit: Basha po i shërben Berishës, përjashton nga partia këdo që i del kundër

schedule13:40 - 26 Korrik, 2023

schedule 13:40 - 26 Korrik, 2023

Afrimi i së shtunës, kur Luzlim basha merr merr Partinë Demokratike, po shton tensionin mes demokratëve të PD-së zyrtare. Grupi “Basha” po bën të gjitha hapat, me shkelje apo pa shkelje të ligjit demokrat, ndërsa Gazment Bardhi po bën çdo gjë, për të bllokuar Lulzim Bashën, duke ia hapur disa letra që po i mban në sirtar, siç duket për këto ditë.

“Cilin kandidatë ka mbështetur në Rrogozhinë? Ju sigurojë që qoftë në Vaun e Dejës ku ka mbështetur kandidatin Zef Hila, qoftë në Rrogozhinë ku ka mbështetur dhe ka bërë mirë kandidatin Shkëlqim Hoxha, qoftë në Kurbin ku ka mbështetur dhe ka bërë mirë kandidatin Behar Haxhija. Pra, të Berishës dhe të Metës”.

Bardhi i bëri një ftesë, e njëherësh një kërcënim Lulzim Bashës.

“Edhe nëse nuk ja thotë Zoti Basha unë do të jem i detyruar të bëjë publikë komunikimin me sms që kam patur me Zotin Basha”.

Dikur krahu i djathtë i Bashës, Bardhi thotë se nuk ndryshon prej Berishës.

“Nëse do të bëja manovra, do kisha mbyllur sytë në këtë moment delikat, ku disa të tjerë me halle të tjera brenda Partisë Demokratike kanë vendosur të hedhin në erë atë pjesë të PD-së që besoja unë dhe anëtarët e tjerë të partisë se kishte një frymë pro perëndimore. Hallet personale cilido, interesat personal cilido do duhet t’i mbajë në shpinën e tij. Këtë i kam thënë një vit e gjysmë më parë Zotit Berisha, këtë i them sot publikisht ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Zotit Lulzim Basha”.

Bardhi si Sekretar i Përgjithshëm do të gjykohet për aktet e tij deri më tani, nga Komisioni i Etikës në PD, që do të duhet të gjejë dhe të evidentojë shkeljet që ka bërë deri Bardhi deri më tani, për të penguar rizgjedhjen e Bashës.

“Ndarja në Partinë Demokratike ku unë kisha besuar që nuk ishte për kultin e individit bëhet je anëtar apo nuk je anëtar në varësi mbështet apo nuk mbështet sekretari i përgjithshëm tha Zoti Berisha, i ccojmë firmat dhe i mbyllim te kasaforta e Zotit Paloka. Nuk na pëlqen sekretari i përgjithshëm thotë Zoti Basha, e ccojmë vulën te Indrit Sefa”.

Ndërkohë do të vijojë historia e vulës, ku secili do ta ketë për vete.

“Vula është aty ku ka qene, disa duan të vetëshpallen vulëhumbur, është çështje e tyre, nuk është përgjithësi e imja”.

Pavarësisht akteve të grupit Basha, që duket se po shkojnë drejt shkarkimit të Bardhit nga posti I sekretarit të përgjithshëm, ai nuk tërhiqet nga mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD-së, të enjten. Kjo mbledhje do të zhvillohet online dhe aty nuk është përjashtuar asnjë prej 453 anëtarëve, edhe ata që kanë shkuar tek Sali Berisha.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!