Lionel Messi foli pasi mori çmimin e Lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj, të hënën në mbrëmje, duke i thurur elozhe talentit të Barcelonës, Ansu Fati. 16-vjeçari i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni dhe shihet si e ardhmja e katalanasve. Për sulmuesin e talentuar, Messi tha:
“Ansu Fati më tërhoqi vëmendjen që nga hera e parë që e pashë duke stërvitur. Gjithsesi, ai është vetëm 16 vjeç, ende nuk ka përgjegjësinë që të tjerët duan të vënë mbi supet e tij. Ai ka potencialin të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm, por ne duhet ta ndihmojmë atë dhe të heqim presionin nga supet e tij“, përfundoi argjentinasi./abcnews.al