Një shpërthim i fortë që ndodhi në orën 01:30, rrafshoi hotelin “Tsamis” në Kostur. Sipas burimeve, nuk u raportua për asnjë të lënduar nga shpërthimi.
Sipas dëshmisë së pronarit, hoteli kishte 12 muaj i cili nuk ishte në shërbim të qytetarëve dhe nuk ka pasur persona në momentin e shpërthimit.
Shpërthimi u dëgjua në të gjithë qytetin dhe vendbanimet përreth. Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende, por dyshohet për një shpërthim të rezervuarit të gazit.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja po merren me hetimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al