Shpërthime në një fabrikë eksplozivi në Dzerzhinsk

schedule17:00 - 1 Qershor, 2019

schedule 17:00 - 1 Qershor, 2019

Të paktën 38 persona kanë mbetur të plagosur, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, dhe dy persona janë shpallur të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë eksplozivi në Rusi.

Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në qytetin rus Dzerzhinsk pas një seri shpërthimesh në një fabrikë eksplozivi. Të paktën 38 persona janë plagosur, katër në gjendje kritike për jetën; ndërsa dy persona janë shpallur të zhdukur.

Shpërthimet në fabrikën e eksplozivit kanë shkaktuar një re të madhe tymi në qytetin në qendër të Rusisë. Shpërthimi I parë u sinjalizua rreth mesditës së të shtunës me orën lokale, i pasuar menjëherë nga shpërthimi i dytë.

Më shumë se 300 persona dhe 50 njësi teknikësh janë të përfshirë në këto shpërthime, sipas ministrisë ruse të emergjencave. Autoritetet konfirmuan se kanë nisur hetimet e menjëhershme për shkakun e shpërthimeve, ndërsa dyshimet e para janë për mos respektimin e rregullave për sigurinë industrial.

Banorët kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale disa video nga situata, por e vetmja gjë që duket qartë është reja e madhe e tymit në qiell.

Zjarri ka përfshirë dhe ndërtesat aty pranë, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të marrin situatën nën kontroll. Sipas të dhënave të ministrisë ruse për emergjencat, zjarri është shpërndarë në një sipërfaqe prej më shumë se 100 metrash katrorë.

Ky është shpërthimi i tretë që nga viti I kaluar, që ndodh në fabrika eksplozivi në Rusi. Në muajin gusht të 2018-ës, pesë punëtorë mbetën të vrarë në një shpërthim të tillë dhe në muajin prill  të këtij viti një shpërthim I ngjashëm shkaktoi rrëzimin e një ndërtese po fatmirësisht nuk pati viktima./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!