Një shpërthim i fortë u dëgjua në orët e para të mëngjesit të sotëm në periferi në jug të Bejrutit.
Siç raportojnë mediat e huaja ushtria izraelite lëshoi një urdhër të ri për civilët në zonë që të evakuohen menjëherë për sigurinë e tyre.
Ushtria në mënyrë specifike u bëri thirrje atyre që jetojnë në një ndërtesë në zonën e Bourj el-Barajneh që të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas IDF në zonë ndodheshin objekte që u shërbenin interesave të Hezbollahut.
“Për sigurinë tuaj dhe të familjarëve, duhet të evakuoni menjëherë këtë ndërtesë dhe ndërtesat fqinje dhe të qëndroni larg tyre në një distancë jo më pak se 500 metra”, thuhet në njoftim.
/abcnews.al/