Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthime me raketa në Teheran, Izraeli sulmon Iranin

schedule08:15 - 28 Shkurt, 2026

schedule 08:15 - 28 Shkurt, 2026

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, tha se Izraeli ka sulmuar Iranin me qëllim, siç pretendojnë ata, për të eliminuar kërcënimet ndaj shtetit.

Në mbarë Izraelin po bien sirenat e alarmit për rrezik ajror, ndërsa pritet një kundërsulm i menjëhershëm.

Siç është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes, veprimi ushtarak është ndërmarrë për të neutralizuar kërcënimet e menjëhershme që i kanosen Izraelit, shkruan bbc.



 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Për shkak të përshkallëzimit të shpejtë të situatës, Katz ka shpallur urgjentisht gjendje të veçantë të jashtëzakonshme në nivel të gjithë shtetit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm (Home Front Command) dhe të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të mbrojtura, përkatësisht në strehimore, deri në njoftimin e radhës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!