Një shpërthim ka ndodhur në një banesë në zonën e Vorës. Burime për ABC, bëjnë të ditur se sasia e lëndës plasëse ishte vënë në derën e jashtme të banesës së shtetasit V.K.
Nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sipas burimeve të ABC lënda shpërthyese ka qenë artizanale, me një forcë shpërthimi të vogël.
Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe po heton për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K., një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/