Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në Burrel.
Mësohet se një sasi e vogël lëndë plasëse është vendosur në katin e parë të një pallati. Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se tritoli i është vendosur banesës së punonjësit të SHISH, Alfred Karaj.
Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa sipas informacioneve paraprake rezulton se në banesë nuk ka pasur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Mat/informacion paraprak
Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i së cilës ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka pasur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/abcnews.al/