Katër persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe në qendrën e skive në Szczyrk, të Polonisë jugore u rrëzua pas një shpërthimi të gazit, tha të enjten një zëdhënës i policisë lokale.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa trupat e tre të rriturve dhe një fëmije janë gjetur në gërmadha deri më tani.
Dyshohet se tetë persona ishin në ndërtesë dhe zjarrfikësit po vazhdojnë të kërkojnë viktima të tjera, tha zëdhënësi.
Deri në 100 zjarrfikës dhe 50 policë janë në vendin e ngjarjes, njoftoi transmetuesi shtetëror polak TVP./abcnews.al