Shpërthim në Pakistan, 15 viktima dhe 16 të plagosur

schedule20:46 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 20:46 - 18 Dhjetor, 2021

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi të shtunën në një bankë në zonën industriale të Karachi-t. Sipas policisë, shpërthimin në degën e bankës Habib Bank Ltd, huadhënësi më i madh i Pakistanit, mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Sarfaraz Nawaz u tha gjithashtu gazetarëve se ndërtesa dukej se ishte ndërtuar mbi një kanal.

“Ekipet tona të eksplozivëve janë në punë duke u përpjekur të përcaktojnë natyrën e shpërthimit, por me sa duket struktura është ndërtuar mbi kanalizime dhe rrjedhja e gazit mund të jetë një shkak i mundshëm,” tha ai.

Në një deklaratë në Twitter, Habib Bank u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave. Një pikë karburanti e vendosur pranë bankës brenda pronës tregtare industriale Sindh dhe makinat e parkuara aty pranë u dëmtuan rëndë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!