Shpërthim në një termocentral në Rusi, 18 të plagosur dhe tre të zhdukur

schedule10:18 - 6 Mars, 2024

schedule 10:18 - 6 Mars, 2024

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një termocentral në Rusi, duke shkaktuar 18 të plagosur dhe 3 të zhdukur.

Në momentin e shpërthimit, në termocentral punonin 21 persona, ndërsa lideri i Republikës së Tuvës, Vladislav Hovalig, njoftoi se 18 persona janë shtruar në spital.

“Gjashtë persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa nëntë punëtorë kanë marrë lëndime mesatare.

Gjendja e tre personave të tjerë është e mirë, ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre persona të tjerë”,tha Hovalig.

/abcnews.al