Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në një stacion policor mbrëmjen e së enjtes në Berlin. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime në fytyrë dhe sy, sipas autoriteteve.
“Rreth orës 20:20, një incident i rëndë sigurie ndodhi në rrethimin e një ndërtese në lagjen ëittenau, në veri të Berlinit, gjatë të cilit u plagosën dy policë”, shpjegoi policia në X.
“Sipas hetimeve fillestare, një objekt i paidentifikuar ka shpërthyer duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe sy agjentit. Të dyve iu desh të kërkonin trajtim mjekësor.”/abcnews.al