Në një restorant në Abu Dhabi ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Policia dhe ambulancat nxituan në vendngjarje dhe disa të plagosur u dërguan me urgjencë në spital.
Shtëpitë përreth po evakuohen, njoftoi policia, shkruan abcnews.al.
Ekipet e Ndërhyrjes së Shpejtë të Drejtorisë së Urgjencës dhe Sigurisë Publike janë aktualisht në vend për të garantuar sigurinë publike.
Dëshmitarë u shprehën për mediat se shpërthimi tronditi zonën. I gjithë restoranti dhe kati i parë i ndërtesës u dëmtuan. Një numër i automjeteve të parkuara jashtë u dëmtuan gjithashtu. /abcnews.al