Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, raportohen mbi 15 viktima dhe 67 të plagosur

schedule17:26 - 12 Janar, 2025

schedule 17:26 - 12 Janar, 2025

Një shpërthim në një stacion karburanti në Jemen ka shkaktuar 15 të vdekur dhe ka lënë dhjetëra të plagosur. Shpërthimi ndodhi të shtunën në distriktin Zaher në provincën e Bayda, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Nga shpërthimi mbetën 67 persona të plagosur ku 40 prej tyre janë në gjendje kritike. Ndërkohë, kërkimet vijojnë ende për persona të tjerë që janë raportuar të zhdukur.

Pamjet që po qarkullojnë në internet tregonin një zjarr masiv që lëshonte tym të zi në qiell dhe gjithashtu disa mjete të përfshira nga flakët. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!