Shpërthim në një fabrikë kimike në Rusi, 17 viktima

schedule08:42 - 23 Tetor, 2021

schedule 08:42 - 23 Tetor, 2021

17 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një fabrikë kimike në provincën perëndimore Ryazan të Rusisë. Trupat e 16 personave u nxorën nga rrënojat, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën në spital.

Sipas një burimi, të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, shkaku i shpërthimit ishin shkeljet gjatë procesit teknologjik. Sipas të njëjtit burim, ndërtesa është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën disa tonë nitrat në ndërtesë, e cila u hollua me ujë për të shmangur një tjetër shpërthim.

Ministri i Punës dhe Mbrojtjes Sociale  tha se familjet e viktimave do të kompensoheshin me  një milion rubla (12,219 euro). Guvernatori i rajonit Ryazan, Nikolai Lyubimov, shpalli 25 tetorin ditë zie dhe i bëri thirrje Ministrisë së Situatave të Emergjencës dhe autoritetit rregullator që të kryejnë inspektime të njësive industriale në rajon, të cilat prodhojnë produkte me rrezik të lartë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!