Shpërthim në një fabrike eksplozivi në Rusi, raportohet për 6 të vdekur

schedule13:58 - 7 Korrik, 2023

schedule 13:58 - 7 Korrik, 2023

Gjashtë persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një fabrikë eksplozivi në Samara, Rusi, raportojnë mediat shtetërore. TASS tha se shpërthimi ndodhi “gjatë punimeve të saldimit në tuba që mund të përmbajnë mbetje eksplozivi”.

Fabrika është një nga prodhuesit kryesorë të eksplozivëve industrialë në Rusi dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Interfax raportoi se dy persona u plagosën përveç viktimave.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, ka pasur shpërthime ose zjarre të shumta në depo karburanti, fabrika, dhe  linja hekurudhore brenda Rusisë. Autoritetet ia atribuojnë disa prej tyre Ukrainës dhe të tjerat diversantëve pro-ukrainas.

Më 20 qershor, pesë persona u vranë në një shpërthim në një fabrikë baruti në rajonin Tabov të Rusisë, por guvernatori lokal përjashtoi çdo sulm apo sabotim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!